Sport

UEFA vendos: Ndeshja AEK - Dinamo Zagreb do të luhet më 19 gusht, në “OPAP Arena”

UEFA njoftoi zyrtarisht, se ndeshja AEK-Dinamo Zagreb, e pezulluar për shkak të incidenteve të dhunshme të ditës së djeshme në Athinë, do të luhet në “OPAP Arena”, më 19 gusht, në orën 21:45.

8 Gusht 2023, 17:56 Nga DOSJA
UEFA vendos: Ndeshja AEK - Dinamo Zagreb do të luhet më 19 gusht,

ZVICER - UEFA në njoftimin e saj zyrtar fillimisht kishte deklaruar se ishte në konsultim me skuadrat, se kur do të zhvillohet kjo ndeshje, me datat e mundshme më 18 dhe 19 gusht, ku përfundimisht ka triumfuar kjo e fundit.

UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht se ndeshja mes AEK - Dinamo Zagreb, për turin e tretë të Champions League, do të zhvillohet në “OPAP Arena” për të shtunën më 19 gusht, në orën 21:45 (lokale).

Ndërkohë, ndeshja në Zagreb do të zhvillohet sipas programit, më 15 gusht në orën 21:00.

Kujtojmë se ndeshja e AEK-ut ndaj Dinamos së Zagrebit, e planifikuar për këtë mbrëmje, është shtyrë pas ngjarjeve në New Philadelphia dhe vrasjes së tifozit të AEK-ut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll