Sport

Al Ettifaq u detyrua t'u kërkojë falje tifozëve të Liverpool për një detaj të fanelës...

Klubi i Ligës Profesioniste Saudite, Al Ettifaq, u ka kërkuar falje tifozëve të Liverpool-it për detajet e fanelës së Jordan Henderson.

8 Gusht 2023, 16:50 Nga DOSJA

Al Ettifaq u detyrua t'u kërkojë falje tifozëve të

ARABIA SAUDITE - Muajin e kaluar, u konfirmua se kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, ka nënshkruar për Al Ettifaq në një marrëveshje me vlerë 12 milionë paundë. 33-vjeçari thuhet se do të fitojë një pagë të madhe javore prej 700.000 £.

Pas nënshkrimit për klubin saudit, Hendersonit iu dorëzua fanela me numrin 10. Megjithatë, Al Ettifaq i është dashur t'u kërkojë falje tifozëve të Liverpoolit për faktin se EFC-ja, e cila është një shkurtim i ngjashëm i rivalëve të “The Reds”, Everton, është shtypur në anën e pasme të fanelës së anglezit.

Klubi shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter: “I kërkojmë falje të gjithë tifozëve të klubit të futbollit të Liverpool, që e vendosën “EFC”-në në kurrizin e Hendos. Të paktën nuk është blu. Më mirë merrni atë komplet me numër 10 para se të mbarojë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll