Sport

Gentian Selmani e mbyll 2023-shin, Tirana e fillon me Ilion Likën!

Një humbje e madhe padyshim edhe për nënkampionët e Shqipërisë që duhet të bëjnë planet pa Selmanin në skuadër, por që do t’i besojnë një veteran si Ilion lika dhe dy djemve të rinj të ardhur nga ekipet e moshave.

8 Gusht 2023, 14:56 Nga DOSJA
Gentian Selmani e mbyll 2023-shin, Tirana e fillon me Ilion Likën!

TIRANE - Gentian Selmani i është nënshtruar një operacioni në gju, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kthimit kundër Besiktas për turin e dytë të Conference League.

Portieri i skuadrës së Tiranës ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar se gjithçka ka shkuar mirë. “Faleminderit Zotit. Operacioni ditën e djeshme shkoi mirë. Shumë faleminderit të gjithë, ju miq për mesazhet dhe mbështetjen,” – shkruan portieri në rrjetin e tij social.

Në këtë mënyrë aventura e tij te bardheblutë ka filluar në një mënyrë jo të mirë, duke humbur kështu të gjithë këtë vit kalendarik 2023. Kjo është e sigurtë, ndërkohë që pritet të kthehet në muajin janar, ndoshta në stërvitje.

Një humbje e madhe kjo padyshim edhe për nënkampionët e Shqipërisë, që duhet të bëjnë planet pa Selmanin në skuadër, por që do t’i besojnë një veterani, si Ilion Lika dhe dy djemve të rinj të ardhur nga ekipet e moshave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll