Sport

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot” në botë… ja një renditje e veçantë e tyre

Krahas arritjeve në këtë fushë, disa sportiste femra njihen edhe për paraqitjen e tyre fizike…

8 Gusht 2023, 17:29 Nga DOSJA

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

ZVICER - Femrat gjithnjë e më tepër po zenë vendin e tyre edhe në sport. Tashmë ai nuk është tabu për to dhe nuk konsiderohet më vetëm për meshkuj, pasi femrat po e lartësojnë emrin e tyre me sukseset e arritura.

Krahas arritjeve në këtë fushë, disa sportiste njihen edhe për diçka tjetër edhe për paraqitjen e tyre fizike. Në fakt, trupat e tyre të përsosur dhe bukuria që posedojnë, bëjnë që ato të jenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për karrierën e tyre sportive.

Po ju njohim me një renditje të veçantë: “Top 10” sportistet më seksi dhe “hot” në botë:

1. Alisha Lehmann, futbolliste

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Alisha Lehmann pa dyshim është njëra prej sportisteve më tërheqëse në planet. Futbollistja zvicerane i ka mahnitur të gjithë me hijeshinë e saj, por edhe me linjat perfekte në trup. 24 vjeçarja, mjaft e pëlqyer edhe në rrjetet sociale, është pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe luan në klubin anglez Aston Villa.

2. Ana Maria Markovic, futbolliste

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Ana Maria Markovic është bërë fiksim i shumë meshkujve. Futbollistja kroate është një femër e kompletuar dhe një ëndërr për gjininë e kundërt. 23 vjeçarja luan për ekipin zviceran Grasshopper dhe për kombëtaren e Kroacisë.

3. Winifer Fernandez, volejbolliste

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Winifer Fernández është një tjetër sportiste mjaft tërheqëse. Volejbollistja dominikane shquhet me veprimet e saj provokuese në ndeshjet e këtij sporti. Ajo është bërë virale me disa video që i shfaqin të pasmes e saj duke luajtur volejboll. 28 vjeçarja është pjesë e klubit Mirador.

4. Fatima Diame, atlete

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Njëjtë si volejbollistja Fernandez, edhe Fatima Diame më shumë shquhet për trupin e saj perfekt, sesa për sukseset e arritura. Atletja me nënshtetësi spanjole është e specializuar për kërcimet së gjati dhe për kërcimet në trehapësh. Edhe Fatima njihet për konstruktin e saj mjaft tërheqëse, falë së cilës ka bërë edhe famë…

5. Yuliya Levchenko, atlete

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Atletja ukrainase Yuliya Levchenko është njëra prej sportisteve më të bukura e po ashtu edhe më tërheqëse në botë. Kur garon në kërcimet së larti, krejt fokusi i kamerave është tek ajo. 25-vjeçarja mori pjesë në Olimpiadën e vitit 2020, ku përfundoi në vendin e tetë.

6. Alysha Newman, atlete

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Alysha Newman e gjen veten në këtë renditje me plot meritë, falë dukjes së saj dhe trupit magjepsës. Kanadezja 29 vjeçarja merret me disiplinën e kërcimit me shkop në atletikë, ndërsa i kishte provuar edhe hokejin në akull dhe notin. Çfarë të themi për olimpisten Alysha, një engjëll i vërtetë…

7. Camille Leblanc Bazinet, CrossFit

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Camille Leblanc Bazinet është një tjetër sportiste mjaft e palestruar dhe me linja perfekte të trupit. Bukuroshja kanadeze merret me sportin e CrossFit, ndërsa e sheh veten në mesin e sportisteve më tërheqëse të globit. 34-vjeçarja ka fituar shumë çmime në sportin që e përfaqëson.

8. Alex Morgan, futbolliste

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Alex Morgan ka arritur shumë suksese në futboll. Është medaliste e artë olimpike dhe kampione e botës. Por, sulmuesja amerikane shquhet edhe për pamjen e saj, e cila ia ka mundësuar të bëhet njëra prej sportisteve më influencuese në botë.

9. Lieke Klaver, atlete

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Lieke Klaver është një atlete holandeze, e cila është e specializuar në fushat e sprintit. Ajo ka fituar medalje të shumta, por njerëzit më shumë e njohin për pamjen vizuele. Kur garon 24-vjeçarja, krejt sytë janë kah ajo…

10. Ivona Dadic, atlete

“Top 10” sportistet më seksi dhe më “hot”

Ivona Dodic është treguar relativisht e suksesshme në sportin e atletikës. Por, garuesja austriake me prejardhje boshnjake, e mbyll këtë listë vetëm falë pamjes së saj tërheqëse. 29-vjeçarja garon në hedhjen e shtizës, ndërsa biondja është mjaft e pëlqyer nga meshkujt.

Natyrisht, këto janë vetëm 10 nga shumë sportiste që, krahas talentit në sport, e kanë edhe atë pjesën e bukurisë dhe tërheqjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll