Politike

Liderët e rajonit më 28 Gusht në Slloveni, 2 ditë takime për Forumin Strategjik

Gjatë forumit, do të organizohen tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.

7 Gusht 2023, 11:29 Nga k.m.
Liderët e rajonit më 28 Gusht në Slloveni, 2 ditë takime
Foto ilustruese

BRUSKEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do t’i bashkohet panelit të liderëve të rajonit në Forumit Strategjik të Bled të Sllovenisë që mbahet në 28 dhe 29 Gusht. Forim që organizohet për herë të 18-të.

Gjatë ditëve që do të zhvillohet forumi, do të organizohen tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, në panelin për Ballkanin Perëndimor është planifikuar pjesëmarrja e të dërguarit special të BE-së për dialogun Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak. Gjithashtu do të mbahet edhe një takim me ministrat e Jashtëm, në ditën e dytë të forumit më 29 Gusht 2023.

charles michel

Sondazh

Poll