Art&Argëtim

Bëri foto me të mitur me gishtin e mesit, Dafina Zeqiri ua hedh fajin prindërve: Ua keni mësuar ju

17 Tetor 2019, 16:55 Nga DOSJA
Bëri foto me të mitur me gishtin e mesit, Dafina Zeqiri ua hedh fajin

KOSOVË– Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar pas fotos që publikoi ditën e djeshme me disa të mitur që tregonin gishtin e mesit.

Në replika me një ndjekëse të saj, Dafina ua “hodhi fajin” prindërve të fëmijëve që u mësojnë gjeste të tilla para fjalëve të para.

Komentuesja: Ua sa gjëra të mira po u mëson…

Dafina Zeqiri: Jo zemër ju ua mësoni të vegjëlve tuaj që të nxjerrin gishtin e mesit para se t’i mësoni fjalët e para.

Ditën e djeshme, Dafina pubikoi një foto me disa të mitur që tregonin gishtin e mesit nga kamera. Gjest ky që nuk është i dënueshëm me ligj, por i papranueshëm për moralin.

Nxjerrja e gishtit të mesit, është një veprim ofendues, dhe madje në disa vende mund të dënohesh nëse ja drejton atë një oficeri policie, deputeti, apo një fëmije të vogël. Në vende të tjera tregimi i gishtit të mesit, ka kuptim seksual, dhe gjithashtu  është i papranueshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dafina zeqiri me femije femijet me gishtin e mesit dafina zeqiri dafina zeqiri me femije femijet me gishtin e mesit

Sondazh

Poll