Art&Argëtim

Nuk dinte që kishte vajzë, ish-banori i “Big Brother” zbulon sekretin: Jam bërë baba, e mora vesh pas një viti, i dhash

17 Tetor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Nuk dinte që kishte vajzë, ish-banori i “Big Brother”

TIRANË- Ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti ka zbuluar se është babai i një vajzë 1-vjeçare, të cilën e ka njohur një vit pasi ka lindur. I ftuar në emisionin “Ftesë pa Pesë”, Anaid zbuloi se Klea, vajza që mendohej se është mbesa e tij, në fakt është e bija.

Klea nuk është mbesa, por vajza ime. Sigurisht që i kam dhënë atësinë që ditën e parë që e mora vesh. Nuk bëra ADN fare. E pashë që më ngjante shumë. E respektoj shumë mamanë e Kleas, për vajzën e fortë që është, sepse ajo ka luftuar fort, ka dalë të jetojë vetë në Itali, sepse familja nuk e pranoi një nënë me fëmijë dhe pa baba. Kur mbushi 1 vjeç vajza, më mori në kamer dhe me tha: “Anaid kjo është Klea. Sot mbush 1 vjeç dhe është vajza jote”, tregoi ish-banori.

 

 

@anaid_kaloti ne nje rrefim gati gati te pabesueshem: “Po, Klea eshte vajza ime dhe jo mbesa, e njoha kur ajo mbushi 1 vjec”

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on


Anaidi tregoi se me mamanë e Kleas, nuk ka pasur lidhje fejese ose martesë, por një lidhje të shkurtër dhe pa shumë dashuri në mes. Ai nuk e dinte për shtatzëninë e ish-partneres deri në ditën që ajo vendosi t’ja tregonte me kamer nga Italia. “Këtë situatë e kam pranuar kështu siç është. Klea tani më thërret babi. Klea i flet të dyja gjuhët, por më shumë shqip”, tregoi ai.

Ai shtoi se të qenit prind është shumë përgjegjësi, një botë tjetër.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anaid kaloti ish-banori i big brother anaid kaloti ish-banori i big brother

Sondazh

Poll