Art&Argëtim

“Nuk mbështeti gjakëderdhjen”/ Adhuruesi i Millosheviçit rrëmbeu çmimin Nobel, Akademia Suedeze mbështet Handke

17 Tetor 2019, 13:43 Nga DOSJA
“Nuk mbështeti gjakëderdhjen”/ Adhuruesi i

SUEDI- Nderimi i Peter Handke me çmimin NOBEL solli kritika të shumta dhe reagime të ashpra. Akademia Suedeze ka reaguar duke mbrojtur vendimin e saj për dhënien e çmimin Nobel në Letër shkrimtarit Peter Handke. Akademia Suedeze bën me dije se Handke ka bërë deklarata provokative, por nuk ka mbështetur gjakëderdhjen.

Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze përmes një teksti në gazetën suedeze “Dagens Nyheter” bën me dije se Handke ka bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike”. Pavarëisht këtyre deklaratave, Malm thekson se Handke nuk mbështeti gjakderdhjen dhe dënoi masakrën e Srebenicës. “Akademia nuk ka gjetur asgjë në shkrimet e tij që përbën një sulm ndaj shoqërisë civile ose ndaj respektit për barazinë e të gjithë njerëzve”, shkroi Malm.

Dhënia e çmimit Nobel shkrimtarit austriak ngjalli reagime të shumta nga institucione dhe personalitete botërore. Ndër kritikuesit më të ashpër ishin të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Srebenicës në 1995. Kritikuesit i bëjnë thirrje Akademisë Suedeze të tërheqë vendimin për çmimin. Handke foli në funeralin ish-presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç më 2006.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cmimi nobel për letersi peter handke cmimi nobel për letersi peter handke

Sondazh

Poll