Art&Argëtim

Kishte babain e sëmurë me kancer, Shkurte Gashi tregon momentin e vështirë: Gati u rrëzova nga skena

17 Tetor 2019, 16:00 Nga DOSJA
Kishte babain e sëmurë me kancer, Shkurte Gashi tregon momentin e

KOSOVË– Këngëtarja Shkurte Gashi ka treguar historinë e trishtë të momentit kur ajo mori vesh se i ati vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në një intervistë për “Prive”, Shkurte tregoi se gjatë një koncerti për pak sa nuk ishte rrëzuar në skenë për shkak të gjendjes së saj psikologjike.

“Erdha prej Zvicrës, kuptova që babi im vuante prej një sëmundje të rëndë. Unë u shokova atë ditë. Burri i motrës më tha se do të mundohem më të mirën për babin. Isha e mërzitur por u nisa për në Tiranë , isha në shumë mërzi. Kur e dëgjova këngën qava. Më prekën shumë fjalët se nuk e dija a ia del babi. Deshi zoti dhe ia doli. Bëmë videoklipin por babi u përkeqësua. Për mua ka qënë shumë i rëndësishëm shëndeti i tij. Kur dola në një mbrëmje desh u rrëzova, por fansat më kthyen tre herë në skenë. Ishte shenjë nga Zoti që duhet të bëshesha e fortë,”-tha Shkurtja.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz shkurte gashi shkurte gashi

Sondazh

Poll