Art&Argëtim

Debat në mes të koncertit, MC Kresha nxehet me DJ e tij: Do të ma marrësh fytyrën (VIDEO)

Kresha i nervozar nuk dëshiron që publiku të mendojë se nuk ka qenë duke kënduar 'live".

8 Gusht 2023, 12:37 Nga f.i
Debat në mes të koncertit, MC Kresha nxehet me DJ e tij: Do të ma
Mc Kresha

KOSOVË- Mc Kresha është një ndër të paktët artistë, që kur bëhet fjalë për të kënduar “live”, nuk toleron askënd. Së fundmi në një video që po qarkullon, reperi shihet të jetë nxehur keq me DJ-in e tij dhe shkak për këtë është bërë instrumentali i muzikës.

Kresha i nervozar nuk dëshiron që publiku të mendojë se nuk ka qenë duke kënduar 'live".

“Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet”,-dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet me zë të lartë DJ.

“Deri tani kam qënë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë. A do t’ma marrësh fytyrën?!” shton më tej këngëtari.

Gjithsesi situata është qetësuar dhe të dy e kanë marrë situatën me shaka, duke shkëmbyer batuta.

mc kresha

Sondazh

Poll