Art&Argëtim

Beyonce shpreh mirënjohjen ndaj fansave, pagoi 100 mijë dollarë për të mbajtur trenin hapur për shkak të stuhisë

Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat e saj që erdhën për ta dëgjuar atë, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

7 Gusht 2023, 16:47 Nga m.s
Beyonce  shpreh mirënjohjen ndaj fansave, pagoi 100 mijë dollarë
Beyonce

SHBA- Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të ktheheshin të sigurtë në shtëpi. Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat e saj që erdhën për ta dëgjuar atë, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

Përkundër kësaj, publiku qëndroi aty për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar, por edhe ajo shprehu mirënjohjen e saj. Sipas një raporti të E!News, Beyonce dha 100.000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t'u shërbyer fansave të saj.

“Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë për të përballuar stuhinë. Treni i fundit i linjës për në Ashburn sot do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit", thuhet në njoftimin zyrtar në Twitter.

“Për shkak të rrufesë në zonë, aktualisht jemi nën një strehë. Qytetarëve jashtë portave dhe në parkingje u kërkohet të kthehen në makinat e tyre. Të gjithë spektatorët brenda stadiumit janë të lutur të strehohen në zona të mbuluara deri në një njoftim të dytë".

Publiku, natyrisht e lavdëroi artisten pasi dëgjuan kontributin e saj për t'u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurtë, shkruajnë mediat e huaja. 

“DC Metro dhe ekipi i Beyonce-s na ndihmuan vërtet duke zgjatur kohën e trenit pas koncertit të saj”, shkroi një person në Twitter.

Një tjetër fans shtoi: “Po binte shi kaq i fortë sonte. Beyonce, megjithatë, dha një shfaqje të mahnitshme pavarësisht vonesave”.

beyonce treni

Sondazh

Poll