Art&Argëtim

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare regjisori fitues i çmimit “Oscar”, William Friedkin

Regjisori thuhet se ka patur probleme shëndetësore vitet e fundit. 

7 Gusht 2023, 20:36 Nga f.i
Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare regjisori fitues i
William Friedkin

SHBA- Ndahet nga jeta regjisori i njohur William Friedkin, i cili kishte fituar një Oscar dhe ndër të tjera kishte drejtuar filmin e famshëm horror “The Exorcist” dhe gjithashtu projektin “The Man from France”, shkruan BBC

Regjisori thuhet se ka patur probleme shëndetësore vitet e fundit. Asnjë shkak i vdekjes nuk është konfirmuar ende. 

Friedkin arriti suksesin mbi të gjitha me “The Exorcist”, një film i vitit 1973. Filmat e tjerë të tij të famshëm përfshinin thrillerin e krimit “The French Connection”, i cili fitoi pesë çmime Oscar, përfshirë regjisorin më të mirë.

william friedkin

Sondazh

Poll