Art&Argëtim

U diagnostifikua me 'Lyme', Bella Hadid flet për trajtimin e sëmundjes së rëndë: Më bëri kjo që jam sot!

7 Gusht 2023, 14:39 Nga f.i
U diagnostifikua me 'Lyme', Bella Hadid flet për trajtimin e
Bella Hadid

SHBA- Modelja Bella Hadid prej kohësh është shkëputur nga rrjetet sociale, si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Së fundmi modelja është rikthyer dhe ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto në Instagram, duke treguar për herë të parë momentet më të vështira që ajo ka kaluar ndër vite dhe disa informancione mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Hadid falënderoi të gjithë ata që ishin me të në këtë periudhë të vështirë.

"Kur isha një fëmijë që vuajta, do të isha shumë krenare për veten time si i rritur që nuk isha e zhgënjyer nga vetja. I jam mirënjohëse nënës sime që mban të gjitha dosjet e mia mjekësore, ishte pranë meje, nuk më la kurrë, më mbrojti, më mbështeti, por mbi të gjitha që besoi në mua. E vetmja gjë që dua t’ju them të gjithëve. Para së gjithash, unë jam mirë, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Së dyti, nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, do t’i bëja të gjitha. Më bëri kjo që jam sot. Universi funksionon në mënyrat më të dhimbshme dhe të bukura, por më duhet të them që nëse luftoni, gjithçka do të funksionojë. Unë premtoj të qëndroj e fortë, të besoj në veten time dhe në më të mirën, atëherë retë do të fillojnë të shpërndahen. Ndjej mirënjohje të madhe për këto 100+ ditë trajtim, gati 15 vjet vuajtje të padukshme”, -ka shkruar modelja.

 

 

bella hadid

Sondazh

Poll