Art&Argëtim

Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë, bazuar në ekuacion matematikor që përdornin grekët e lashtë (FOTO)

17 Tetor 2019, 12:44 Nga DOSJA

TIRANË- Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë, pas një kërkimi shkencor që doli në përfundimin se supermodelja i afrohet më shumë se të gjitha asaj që konsiderohet “fytyra perfekte”.

Sipas një zbulimi shkencor, mes dhjetra femrave të bukura në mbarë botën Bella Hadid është shpallur femra më e bukrur në botë.

Sipas shkencës, modelja  23-vjeçare ka të gjitha tiparet e fytyrës të ngjashme me idenë që kanë pasur aso kohe grekët e lashtë. Pra sipas kësaj ideje të vjetër që një femër të quhet  e bukur duhet të ketë sytë, vetullat, hundën, mjekrën, nofullën dhe formën e fytyrës të njëjtë siç e mendonin grekët.

Këtë kriter mesa duket e ka përmbushur 94,35 përqind modelja e njohur Bela Hadid .

Ndërsa pas saj vijon këngëtarja me famë botërore Beyonce, për t’u pasuar në vendin e tretë nga aktorja  e njohur Amber Heard.

I njohur si raporti i artë i bukurisë Phi, ky është një ekuacion matematikor i zhvilluar nga grekët e lashtë që shikon simetrinë e fytyrës.

Burimi: Stuff 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz amber heard bella hadid beyonce amber heard bella hadid beyonce

Sondazh

Poll