Bota

Ish-këshilltari i presidentit Zelenskyy propozoi katër opsione për përfundimin e luftës

Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, dhe zyrtarë të tjerë kryesorë ukrainas kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territorit për një zgjidhje paqësore të luftës me Rusinë ose anëtarësimin në NATO.

7 Gusht 2023, 09:31 Nga k.m.
Ish-këshilltari i presidentit Zelenskyy propozoi katër opsione
Volodymyr Zelenskyy dhe Oleksiy Arestovich

KIEV- Shkëmbimi i 20 për qind të territorit të Ukrainës me anëtarësimin në NATO me pjesën tjetër të vendit mund të jetë një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. Këtë opsion e ka sugjeruar një ish-këshilltar i presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovich. Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës, dhe zyrtarë të tjerë kryesorë ukrainas kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territorit për një zgjidhje paqësore të luftës me Rusinë ose anëtarësimin në NATO.

Por Arestovich, i cili deri në janar ishte këshilltar i shefit të shtabit të Zelenskyy, propozoi opsionin e "Republikës Federale të Gjermanisë" si një nga shumë opsionet e mundshme për përfundimin e luftës. Në këtë version, një pjesë e lirë e Ukrainës, do të lejohet në NATO, me shpresën se ribashkimi do të arrihej përfundimisht në mënyrë paqësore.

"Ne kemi 80% të territorit, do i japim fund luftës dhe t'i bashkohemi NATO-s. Shumëkush mund ta quajë këtë version një rast superhistorik,"-tha Arestovichć. Por ai përmendi edhe dy opsione të tjera.

“Opsioni i tretë është gjetja e një kompromisi. Por unë mendoj se opsioni më i mundshëm është katër”,- tha ai, duke iu referuar kryengritjes së mercenarëve ëagner të 24 qershorit, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin.

Ai tha se opsioni i katërt nuk do të përfshinte heqjen dorë nga ambicia për të çliruar Krimenë dhe territoret e pushtuara, por një përpjekje për ta bërë këtë nëpërmjet mjeteve paqësore. Qeveria ukrainase ka bërë me dije vazhdimisht se ka për qëllim çlirimin e të gjitha territoreve të pushtuara, përfshirë Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014.

volodymyr zelenskyy oleksiy arestovich lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2023, 08:13 I.A

Serbia vëzhgohet nga kamerat kineze

Kamera SERBI- Vetëm 2.700 njerëz jetojnë në Oseçinën qendrore, një qytet i vogël në Serbinë perënd...