Sport

Pas Anglisë, edhe Spanja! Çdo gol i shënuar do të thotë një minutë e shtuar…

Ky rregull do të vihet në praktikë nga kjo e premte edhe në ligën spanjole, siç njoftoi organi i arbitrazhit të këtiuj vendi javën e kaluar.

7 Gusht 2023, 11:49 Nga DOSJA
Pas Anglisë, edhe Spanja! Çdo gol i shënuar do të

SPANJE - Pep Guardiola u ankua ashpër këtë të dielë, pasi humbi finalen e Community Shield me penallti, për kohën e shtuar në pjesën e dytë. U shtuan 12 minuta, që lejuan Arsenalin të shënonte golin e barazimit dhe ta çonte lojën te gjuajtjet e penalltive. Një zgjatje e tillë erdhi si pasojë e ndryshimeve dhe zëvendësimeve të kryera gjatë ndeshjes. 

Trajneri i Cityt e la pyetjen në ajër, se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur më shumë gola në ndeshje dhe nën parimin për t'i dhënë një minutë për festë çdo goli të shënuar.

Ky ndryshim, përpos se në Angli, do të mbizotërojë nga kjo e premte e ardhshme, edhe në La Ligan spanjole kur ajo të startojë. Komiteti Teknik i Arbitrazhit spanjol tashmë e bëri shumë të qartë të enjten e kaluar, në daljen e tij para mediave. 

Kreu i VAR-it për futbollin spanjol, Clos Gómez, bëri të ditur publikisht se çdo gol i shënuar do të ketë nga një minute shtesë, nëse nuk ka rishikim të golave nëpërmjet VAR-it. Përveç kësaj, ndryshimet do të nënkuptojnë rreth 30 sekonda shtesë. 

Ky ndryshim interpretimi i rregullores tashmë kishte filluar të zbatohej eksperimentalisht në Botërorin e kaluar në Katar, por tani e tutje do të jetë një realitet i vërtetë.

Ndryshimi bazohet në Rregullën 7 të Bordit Ndërkombëtar, ku dhe brenda seksionit të kohëzgjatjes së ndeshjes, 'festimet e golave' bëhen një element i pavarur në listën e arsyeve për humbjen e kohës. Tekstualisht, rregulli i IFAB thotë si vijon: "Festimet e golave ​​bëhen një element i pavarur në listën e arsyeve të humbjes së kohës, për të cilat gjyqtari mund të zgjasë çdo periudhë loje, si çdo agjent i jashtëm që mund ta vonojë lojën".

Pjesa e golave të shënuar ​​u shtohet atyre tashmë ekzistuese, si arsye të shtuara ku zëvendësimet janë (llogaritur me ato 30 sekonda), vëmendja ose tërheqja e lojtarëve të dëmtuar, humbja e qëllimshme e kohës; sanksione disiplinore; pushimet e rihidrimit (jo më shumë se një minutë) dhe pushimet e freskimit (midis 90 sekondave dhe 3 minutave). Të gjitha këtyre, u shtohen, siç e shpjeguam edhe më sipër, vonesat që rrjedhin nga kontrollet dhe rishikimet e VAR-it.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll