Sport

Bernardo Silva ka folur tashmë me Pep Guardiolën për ta lënë të largohet…

Pasi Barça paraqiti një ofertë për të, mesfushori portugez ka kërkuar largimin e tij për një aventurë të re…

7 Gusht 2023, 10:06 Nga DOSJA
Bernardo Silva ka folur tashmë me Pep Guardiolën për ta

ANGLI - Pasi qëndroi me mjaltë në buzë verën e kaluar, ku ishte i emocionuar për mundësinë e nënshkrimit me FC Barcelona deri në ditën e fundit të tregut, Bernardo Silva e ka të qartë, se ai mund të përballet me shansin e tij të fundit për të përmbushur ëndrrën e tij si fëmijë për të veshur fanelën ‘blaugrana’.

Përveç kësaj dhe duke parë që Barça këtë herë ishte shumë serioze për të paraqitur ofertën e parë, Bernardo është përfshirë edhe në strategjinë e katalanasve për ta bindur të nënshkruajë për ta.

Në fakt, MD ka mundur të mësojë, se Bernardo Silva po përfshihet plotësisht dhe se ai tashmë ka folur me Pep Guardiolën duke i treguar dëshirën e tij për t'u larguar nga Manchester City, për të qenë në gjendje të nënshkruajë për klubin e Barçës. 

Portugezi, i cili është rehat në klubin e 'Qytetarëve', konsideron se pas fitores së Champions League ai e ka përfunduar ciklin e tij në Mançester dhe është koha për të hedhur hapin për të nënshkruar me Barçën dhe për të jetuar në Barcelonë, një qytet që është magjepës për atë dhe gruan e tij.

Mesfushori portugez e di se po përballet me shansin e tij të fundit për të nënshkruar me Barçën, prandaj këtë herë është i gatshëm të detyrojë pak largimin e tij. Sigurisht që nuk do të jetë me deklarata, sepse nuk është stili i tij. Përveç kësaj, Bernardo Silva ka një tjetër “AS” në mëngë. Sezonin e kaluar ai mori zotimin e Guardiolës se do ta linte të largohej, nëse klubi i Barçës do të ofronte një ofertë të arsyeshme për të. 

Për momentin, edhe pse nuk i plotëson dëshirat e Cityt, Barça tashmë ka bërë ofertën e parë. Rrjedhimisht, Silva tani do të ketë më shumë forcë morale në mënyrë që Pep ta lërë të largohet... 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll