Sport

E ka mbushur kupën! Për shkak të gabimeve, te United nuk duan as ta shohin Maguire

Everton ka qenë skuadra e fundit me të cilën mbrojtësi ka luajtur

7 Gusht 2023, 11:12 Nga DOSJA
E ka mbushur kupën! Për shkak të gabimeve, te United nuk duan as

ANGLI - Harry Maguire nuk mund të qëndrojë më shumë te Manchester United. Si për të, ashtu edhe për klubin. I fundit ishte gabimi i jashtëzakonshëm që ai bëri në ndeshjen miqësore kundër Athletic Cub dhe që i kushtoi edhe fishkëllimat e tifozëve.

Qendërmbrojtësi anglez tregoi edhe një herë se nuk është për të luajtur atë që synon Ten Hag dhe se pasimi i topit prej tij është shumë larg asaj që kërkon trajneri. Aq sa, në një situatë të pakomplikuar për një qendërmbrojtës elitar, Maguire përfundoi duke i dhuruar topin kundërshtarit, si në rastin e Nico Williams, që nuk fail dhe shënoi gol për spanjolët.

Të gjitha këto gabime, bëjnë që Manchester United fillimisht at vlerësonte qendërmbrojtësin anglez me gati 60 milionë euro, një shifër e pakonceptueshme për West Hamin, i cili ishte i pari që u interesua për Maguire, si dhe Everton, skuadra e fundit që luajti për të. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll