E përplasi makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e 5 gushtit në Livorno të Italisë si pasojë...
Në momentin që pa punonjësit e policië, ai hodhi armën së bashku me municionin luftarak në një kanal.
FIER- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Fier, pais u kap me armë zjarri. Mësohet se qytetari me iniciale E.Gj, lëvizte në gjendje të dehur dhe me armë zjarri në qendër të Libofshës. Në momentin që pa punonjësit e policië, ai hodhi armën së bashku me municionin luftarak në një kanal.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilenca”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak. Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Fier dhe i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, vihet në pranga 40-vjeçari. Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjecës policore, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë i qytetarëve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilenca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 40 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit. Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e 5 gushtit në Livorno të Italisë si pasojë...
Pamje nga vendi i ngjarjes Pasditen e së dielës, 19 janar 2020, në Vari-Koropi, në tavernën “Voskopula” mbizot&e...
Policia TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se i riu ka tentuar q&eu...
Alqi Bllako TIRANË- Pozitat e Alqi Bllakos po rëndohen në raport me aferën e inceneratorëve. “News24” ka zbuluar se ng...
Foto ilustruese DURRËS- Një shumë prej mbi 121 mijë euro janë sekuestruar në Portin e Durrësit, pasi u gjetën n&eum...
Foto ilustruese Shqipëria është një hap më afër krijimit të Sinjalit Amber për fëmijët e humbur, duke u b...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e v...
foto ilustruese ITALI- 19-vjeçari shqiptar, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, është mbytur në det. Pë...
porti i Durresit DURRËS- Pushimet verore kanë kthyer emigrantët në Shqipëri, ku sot është parë një fluks i sh...
Migjen Mulaj në makinën e tij LEZHË- Një sherr për motive banale që ndodhi dje në një pikë karburanti në ...