Aktualitet

E përplasi makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

Viktima është identifikuar si 34-vjeçari, Francesco Zhuta.

7 Gusht 2023, 10:11 Nga k.m.
E përplasi makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e 5 gushtit në Livorno të Italisë si pasojë e një aksidenti tragjik. Viktima është identifikuar si 34-vjeçari, Francesco Zhuta.

Sipas mediave italiane, shqiptari po lëvizte me mjetin e tij, kur është goditur nga parakolpi i një makinë dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë në anë të rrugës. Ndihma e parë u ofrua, por pavarësisht tentativave të dëshpëruara të personelit shëndetësor, 34-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra.

Drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar është ndaluar nga policia ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

francesco zhuta itali

Sondazh

Poll