Aktualitet

EMRI/ Tentoi që të vidhte një bankë në Unazën e Re, arrestohet 23-veçari në Tiranë

I riu me iniciale E.I, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vjedhje banke si dhe shkatërrim prone. 

7 Gusht 2023, 09:50 Nga I.A
EMRI/ Tentoi që të vidhte një bankë në Unazën e
Policia

TIRANË- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se i riu ka tentuar që të vidhte një filial banke në rrugën Teodor Keko në Unazën e Re. I riu me emrin Enrik Ismalaj, u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vjedhje banke si dhe shkatërrim prone. 

Islamaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë, por kjo nuk hera e parë që ai akuzohet për vjedhje, pasi është arrestruar 3 herë për vjedhje banesash. Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit dhe më pas ka goditur me gurë e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën "Teodor Keko", në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Teodor Keko", shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", mbetur në tentativë, dhe "Shkatërrimi i pronës". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes vjedhje banke

Sondazh

Poll