Politike

Katër vende të BE i shkruajnë Presidentit të KE: Bllokimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gabim i madh strategjik

17 Tetor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Katër vende të BE i shkruajnë Presidentit të KE: Bllokimi i

Pasi Franca bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të martën, një debat rreth bllokimit të zgjerimit po zhvillohet mes Presidentit Macron dhe liderëve të tjerë të bllokut.

Në vigjilje të Samitit të BE, disa diplomatë europianë e kanë quajtur veton franceze “një zhgënjim të qartë” për vendet anëtarë në favor të hapjes dhe kanë ngritur shqteësimin se ky mund të jetë “një gabim i madh strategjik” Katërshja e Vishegradit – Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia – kanë një qëndrim të përbashkët në mbështetje të fortë për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në një letër që vendet e V4 i kanë nisur Presidentit të Këshillit europian, Donald Tusk, parë nga EURACTIV, katër vendet njëzëri e shtyjnë atë të zhbllokojë rrugën qorre dhe akuzuan presidentin Macron se po minon “Komisionin gjeopolitik” të Presidentes së dizenjuar të Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

“Pavarësisht përparimeve të rëndësishme që kemi bërë sëbashku, disa vende anëtarë vazhdojnë të pengojnë hapjen e negociatave, megjithëse është vetëm hapi I parë I negociatave të gjata dhe shumë kërkuese”, shkruajnë ata.

“Shtyrja e mëtejshme e një vendimi pozitiv do të shkaktojë një përkeqësim të stabilitetit në rajon dhe do ta dobësojë aftësinë tonë për të marrë në rol aktiv në vendet fqinje”, paralajmëron katërshja e Vishegradit, dukebërë thirrje për një “diskutim vendimtar” mes liderëve të BE gjatë samitit.

Të mërkurën, një diplomat i vendeve të Vishegradit e pranoi se kundërshtimi i Francës nuk do të ndryshojë, por tha se tani është në dorën e Tusk për të ngritur tonin, me shpresën se shefi i Këshillit Europian “do t’ja marrë protagonizmin Macron-it gjatë samitit dhe do të veprojë si shpëtimtar”.

Të mërkurën, Dimitris Avramopoulos, Komisioneri I BE për migracionin, paralajmëroi për “ri-ballkanizimin” e rajonit nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të marrin hapjen e negociatave.  Një zgjidhje në tryezë është ndarja e mundshme e dy vendeve kandidatëe, me një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe shtyrjen për Shqipërinë, por diplomatët e BE theksuan se kjo duket e padëshiruar.

Marrë me shkurtime nga Euractiv

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave me be hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll