Bota

Gjithçka po bëhet e vërtetë, Zuckerberg konfirmon përballjen me Elon Musk në kafaz: I kam propozuar datën 26 gusht

Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e Threads.

7 Gusht 2023, 08:08 Nga I.A
Gjithçka po bëhet e vërtetë, Zuckerberg konfirmon
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg

SHBA- Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka thënë se ai mezi po e pret përballjen në kafaz të propozuar nga rivali Elon Musk. Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.

Duke iu përgjigjur një postimi në X në të cilin Musk pretendonte se po stërvitej gjatë gjithë ditës, Zuckerberg shkroi: Unë jam gati sot... por ai nuk e ka konfirmuar.

Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e Threads. I pyetur nga një përdorues i Threads nëse lufta ishte rënë dakord reciprokisht, Zuckerberg u përgjigj se ishte më shumë si "financim i siguruar", në një referencë të dukshme ndaj postimeve të bëra nga Musk në 2018, kur ai tha të njëjtën gjë për planet për të marrë kompaninë e makinave elektrike Tesla. 

Manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Elon Musk që pretendoi të dielën se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X. Musk tha se çdo të ardhur nga një ndeshje do të shkonte për bamirësi ndaj veteranëve.

mark zuckerberg elon musk

Sondazh

Poll