Bota

Temperaturat që kalojnë 40 gradë shkrijnë asfaltin në Turqi

Për shkak të temperaturave të larta është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë. Në Denizli janë shkrirë 10 kilometra asfalt në autostrada, për shkak të temperaturës që kalon 40 gradë.

6 Gusht 2023, 19:50 Nga m.s
Temperaturat që kalojnë 40 gradë shkrijnë asfaltin në
kepucet te ngjitura ne asfalt nga temperaturat e larta

TURQI- Për shkak të temperaturave të larta është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë. Në Denizli janë shkrirë 10 kilometra asfalt në autostrada, për shkak të temperaturës që kalon 40 gradë. Ndërsa disa drejtues mjetesh bënin përpjekje për të shmangur ngjitjen e asfaltit në automjete, këpucët e tyre u ngjitën në asfaltin e shkrirë.

Mediat turke shkruajnë se është shkrirë asfalti në autostradën Denizli-Antalia në vendndodhjen Cankurtaran për shkak të motit të nxehtë.

Një nga shoferët, Ahmet Aydoğan, tha: “Temperatura e ajrit ndikon negativisht në transport. Kur automjeti im u nxeh shumë, unë qëndrova në rrugë. Asfalti u shkri nga vapa. Edhe automjetet e tjera kanë vështirësi të ecin përpara".

 

turqi temperatura te larta

Sondazh

Poll