Bota

Thellohet bilanci tragjik në Pakistan/30 të vdekur dhe 100 të plagosur pasi treni doli nga binarët, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja

Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq, tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.

6 Gusht 2023, 17:29 Nga m.s
Thellohet bilanci tragjik në Pakistan/30 të vdekur dhe 100 të
Treni ne Pakistan

PAKISTAN- Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 100 të tjerë janë plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në Pakistanin jugor, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë.

Disa vagona të Hazara Express u përmbysën pranë stacionit hekurudhor Sahara në Nawabshah, rreth 275 km (171 milje) nga qyteti më i madh Karaçi. Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat.

Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit, nuk janë të rralla. Ministri i Hekurudhave, Saad Rafiq, tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale, dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.

Një zëdhënës i hekurudhave në Karaçi, tha se të paktën tetë vagonë ​​dolën jashtë binarëve. Disa njerëz ishin ende të bllokuar brenda një vagoni treni, sipas transmetuesit lokal Geo.

“Nuk e dimë se çfarë ndodhi, thjesht ishim ulur brenda”, tha një grua që u shpëtua. Një emergjencë është shpallur në spitalet kryesore në Nawabshah dhe rrethet fqinje të Sindh.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra persona në vendin e aksidentit, me disa pasagjerë që dalin nga vagonët e përmbysur.

Shërbimet e trenave në rrethet e brendshme të Sindhit janë pezulluar. Ministri i Informacionit të Sindhit, Sharjeel Memon i tha "BBC News" se përparësia kryesore e qeverisë ishte "puna e shpëtimit, në të cilën ne jemi plotësisht të fokusuar".

Në vitin 2021, dy trena që udhëtonin në provincën Sindh u përplasën, duke vrarë të paktën 40 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Midis 2013 dhe 2019, 150 njerëz vdiqën në incidente të tilla, sipas raporteve të mediave lokale.

pakistan tren

Sondazh

Poll