Bota

Të lodhur e të rraskapitur nga zjarret në Greqi, pamjet tronditëse të zjarrfikësit duke fjetur në tokë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës të Zjarrfikësve, Nikolaos Lavranos, i ka cilësuar si pamje turpi për shtetin.

6 Gusht 2023, 16:47 Nga m.s
Të lodhur e të rraskapitur nga zjarret në Greqi, pamjet
zjarrfikes

GREQI- Në të gjithë Greqinë, beteja me zjarrin është një fenomen që për fat të keq ndodh dhe bëhet më intensiv sidomos kur fryjnë erëra të forta pas një periudhe thatësire. Ashtu siç ndodhi në Rodos por edhe në Evia ku Greqia vajtoi humbjen e dy oficerëve të AP që ranë në krye të detyrës me rrëzimin e Canadair në Platanistos në Karystos, shkruajnë mediat greke.

Vetë zjarrfikësi, Miltos Deligiorgis, ka postuar momentin tronditës në llogarinë e tij personale në Facebook, duke e shoqëruar me një mesazh plot kuptim. “Pas një beteje gjatë natës me flakët, shtriva shezllonin tim. Kur të gjesh një vend në rërë, hajde të të jap peshqirin tim, se ndoshta nuk do të më duhet këtë vit. 05/08/2023”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës të Zjarrfikësve, Nikolaos Lavranos, i ka cilësuar si pamje turpi për shtetin.

“Këto pamje janë krejtësisht të vërteta dhe të padiskutueshme. Pamje turpi për zjarrfikëset dhe shtetin. Imazhet e tij duke fjetur i shtrirë në tokë, bënë vërtet përshtypje. Ky është realiteti. Unë me të vërtetë shpresoj që të mos shoh më kurrë imazhe të tilla".

 

greqi zjarret

Sondazh

Poll