Politike

Miratohet buxheti faktik për 2018 dhe KI, Balla akuza PD-së. Hajdari: Krimi ka kapur ekonominë

17 Tetor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Miratohet buxheti faktik për 2018 dhe KI, Balla akuza PD-së. Hajdari:

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancën plenare projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018” dhe koorporatën e Investimeve

Seanca që prej fillimisht ka nisur me debate mes kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Grazmoz Ruçi. Gjuzi i është drejtuar Ruçit, duke i thënë se nuk ka të drejtë ta ndalojë të bëjë replika, ndërsa kryparlamentari i ka tërhequr vëmendjen për kodin e veshjes.

Ndërsa çështjen e negociatave e ka prekur kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili është shprehur se ndryshe nga Maqedonia e Veriut, opozita shqiptare lobon keqazi në Europë që të mos marrin një “PO” . Ai ka deklaruar se telefonat e deputetëve gjermanë janë të mbushura me thashetheme nga deputetët e PD-së.

Sot dhe nesër në Këshillin e Europës do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, të cilën do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

(j.v/a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike buxheti faktik 2018 kuvendi miraton projektligjet seanca plenare 17 tetor 2019 buxheti faktik 2018 kuvendi miraton projektligjet seanca plenare 17 tetor 2019

Sondazh

Poll