Aktualitet

Kallëzimi i rremë për çështjen “Xhisiela”, Gjykata pushon procedimin ndaj Bashës

17 Tetor 2019, 14:38 Nga DOSJA
Kallëzimi i rremë për çështjen

TIRANË- Çështja “Xhisiela”, është rikthyer sot sërish në vëmendje pasi Gjykata e Tiranës ka pushuar procedimin ndaj kreut të PD, Luzlim Bashës. Sipas informacioneve mësohet se tashmë Basha nuk do të hetohet më për kallëzim të rremë, pas padisë së bërë nga Taulant Balla.

Gjykata të njëjtin vendim ka marrë dhe për ty të akzuar të tjerë për kallëzim të rremë, gazetarin Basir Çollaku dhe ish-oficerin e Policisë, Emiliano Nuhut. Pushimi i çështjes është kërkuar nga Prokuroria, dhe Gjykata ka marrë vendimin për pushimin e çështjes.

Ka qenë Taulant Balla ai që ka bërë kallëzimin e rremë për Lulzim Bashës, Basir Çollakun dhe Emiliano Nuhun, të cilët i akuzonin se kishin gënjyer për çështjen Xhisiela. Në padinë e tij, Balla kërkon hetimin e Lulzim Bashës për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë për një krim të pakryer si dhe për fyerje.

Në ngjarjen e ndodhur një vit më parë, ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu,  pretendon se është kërcënuar me armë në komisariat nga djali i deputetit socialist, i cili ka dhunuar një shtetase, ngjarje ku sipas tij ka qenë i pranishëm edhe Taulant Balla.

Po ashtu në këtë rast u përfshi dhe Xhiseila Maloku dhe u akuza dhe djali i deputet të PS, Rrahman Rraja. Xhisiela akuzonte Rexhep Rrajën për dhunë dhe më pas i tërhoqi akuzat. Po ashtu në këtë ngjarje u përfshi dhe politika, ku pati akuza dhe kundër akuza nga të gjitha palët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çështja xhisiela lulzim basha pushoeht hetimi ndaj bashes taulant balla çështja xhisiela lulzim basha pushoeht hetimi ndaj bashes taulant balla

Sondazh

Poll