Sport

Transferimi i mundshëm i Ansu Fatit, efekti ‘domino’ për Barcelonën… Po ku?

Largimi i mundshëm i Ansu Fatit nga FC Barcelona është përfolur prej disa muajsh. Edhe pse 20-vjeçari ka një sezon mesatar, ai sërish tërheq shumë interes në merkaton e transferimeve. Shitja e tij do t'i mundësonte Barcelonës të nisë një domino të vërtetë transferimi.

6 Gusht 2023, 16:55 Nga DOSJA

Transferimi i mundshëm i Ansu Fatit, efekti ‘domino’ për

SPANJE - FC Barcelona po llogarit në disa përforcime të tjera në këtë afat kalimtar. Megjithatë, që ato të ndodhin, duhet të marrë fondet e duhura dhe të gjejë një vend brenda kufirit të “Fair Play” Financiar. Këtë do të ndihmonte, ndër të tjera, shitja e Ansu Fati.

Tre lojtarë iu bashkuan FC Barcelona gjatë verës: Ilkay Gundogan nga Manchester City, Inigo Martinez nga Athletic Bilbao dhe Oriol Romeu nga Girona. Dy të parët shkuan te kampionët spanjollë si lojtarë të lire, pasi kontratat e mëparshme skaduan, ndërsa për Romeun duhej të paguhej rreth 3.5 milionë euro. 

Transferimi i mundshëm i Ansu Fatit, efekti ‘domino’ për

Megjithatë, ky nuk është fundi i përforcimeve të verës. Gazetari spanjoll i "AS" Javi Miguel raportoi në Twitter se Ansu Fati së shpejti mund t'i thotë lamtumirë klubit, gjë që do t'i lejojë katalanasit të bëjnë transferime të mëtejshme. 20-vjeçari do të ndiqte hapat e Ousmane Dembele, transferimi i të cilit në Paris Saint-Germain është pothuajse i sigurt dhe i garantoi klubit një injeksion të madh parash.

Sipas Miguel, largimi i Fatit do të gjeneronte të ardhura dhe një vend në kategorinë e “Fair Play”-t Financiar, duke e lejuar atyre mundësinë të nënshkruajë me Bernardo Silva nga Manchester City, Juan Foyth nga Villarreal. Nuk përjashtohet të nënshkruajë edhe Vitor Roque nga Paranaense i Brazilit këtë verë, në vend të 2024-ës siç ishte planifikuar më parë. Megjithatë, për momentin nuk dihet se ku do të lëvizte saktësisht Ansu Fati.

Transferimi i mundshëm i Ansu Fatit, efekti ‘domino’ për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll