Sport

VIDEO / Futbollisti i kombëtares kalon tek Empoli, familjarët e përcjellin me këngën e Mandit të Nishtullës!

Shpendi, që luan me Shqipërinë U-21, do të gjejë aktualisht tek Empoli mbrojtësin Adrian Ismajli. Sulmuesi spikati sezonin e fundit te Çezena dhe disa klube ishin vënë në ndjekje të tij, madje kishte edhe një interesim të Juventusit

6 Gusht 2023, 16:43 Nga DOSJA
VIDEO / Futbollisti i kombëtares kalon tek Empoli, familjarët e

ITALI - Një tjetër kuqezi në Serinë A: Stiven Shpendi. Sulmuesi 20-vjeçar ka kaluar nga Çezena tek Empoli, ekipi që për futbollistët shqiptarë ka qenë një trampolinë shumë e mirë. Kujtojmë që më parë me Empolin kanë luajtur Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.

Shpendi, që luan me Shqipërinë U-21, do të gjejë aktualisht tek Empoli mbrojtësin Adrian Ismajli. Sulmuesi spikati sezonin e fundit te Çezena dhe disa klube ishin vënë në ndjekje të tij, madje kishte edhe një interesim të Juventusit, por tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare.

Marrëveshja për lojtarin shqiptar është që ai të jetë pjesë e Empolit për dy vitet e ardhshme. Në fund të kësaj periudhe klubi italian është i detyruar ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit. Ndërkohë familjarët e tij në tik tok shpërndajnë vieon e udhëtimit të tyre me në sfond këngën Mandit të Nishtullës!


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll