Sport

Të takosh Leo Messin, ‘mision i pamundur’ për tifozët në SHBA, përfundon i arrestuar…

Tifozët që përpiqen t'i afrohen Lionel Messit në SHBA, kanë përfunduar në pranga, ose pa punë.

6 Gusht 2023, 13:23 Nga DOSJA

Të takosh Leo Messin, ‘mision i pamundur’ për tifozët

SHBA - Fuqia që mbizotëron në SHBA Lionel Messin po sjell edhe situata të pakëndshme, si ajo që ndodhi me dy tifozë fanatikë të tij. I pari prej tyre, Cristian Salamanca nga Kolumbia, ka punuar ditët e fundit në një kompani pastrimi, e cila kujdesej për "DRV PNK", stadiumin e Inter Miamit.

"Më duhej të pastroja banjat në zonën ku parkojnë autobusët. Për fat, isha atje kur mbërriti autobusi dhe të gjithë lojtarët dolën. I fundit ishte Messi. I bërtita "hej, kampion bote!" Ai u kthye për të më parë. Unë zgjata fanelën time, ishte një fanelën e Argjentinës dhe një stilolaps. Ai më dha autografin e tij, siguria erdhi menjëherë, unë u largova dhe më pushuan nga puna, por ia vlente çdo sekondë,"- tha Salamanca në gazetën argjentinase “La Nacion”.

Ndeshja e radhës e Inter Miamit, është nesër në Dallas kundër skuadrës vendase për Kupën e Ligës. Delegacioni i ekipit udhëtoi për në Teksas dhe u dërgua me autobus nga aeroporti për në hotelin ku do të qëndrojnë.

Dhjetëra tifozë kishin dalë për të pritur argjentinasin, megjithatë një ekip sigurie dhe oficerësh policie u siguruan që të bllokonin hyrjen. Një tifoz tentoi t'u afrohej lojtarëve që zbritën nga autobuzi, por u arrestua menjëherë.

"Ishte një mundësi unike, unë u rrita gjithë jetën duke e parë atë. Kam përjetuar Kupën e Botës, si një argjentinas tjetër. Isha shumë i frikësuar, u frikësova. Më vunë prangat edhe pse asgjë nuk ndodhi," tha ai për ESPN, pasi ishte lëshuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll