Sport

MotoGP/ Silverstone i buzëqesh Aprilia-s: Espagaro ia del mirë ndaj Bagnaia, Binder plotëson podiumin...

Pilotët e motorrave Aprilia ‘zaptojnë’ garën e Silverstonit: tre prej tyre në ‘Top 5’

6 Gusht 2023, 16:32 Nga DOSJA

MotoGP/ Silverstone i buzëqesh Aprilia-s: Espagaro ia del mirë ndaj

ANGLI - Aprilia rikthehet te fitorja me Aleix Espargaro, i cili fiton Çmimin e Madh të Britanisë, me një lëvizje parakalimi ndaj Francesco Bagnaia.

Ai fitoi pas shpërthimit fillestar të Jack Miller dhe mbi të gjitha, përplasjes së Marcos në mes të xhiros së fundit me Bezzecchi (filloi nga pole), ndërsa ai po përpiqej të krah kampionit në fuqi. 

Tre motorra të ndryshëm në podium, falë vendit të tretë të Brad Binder me KTM, përpara dy Apriliave të tjera (tre në “Top 5”): i Miguel Oliveira dhe Maverick Vinales.

Për Aleix Espargaro kjo është fitorja e dytë në klasën e parë MotoGP, pas asaj në Çmimin e Madh të Argjentinës vitin e kaluar.

Duke përmbyllur dhjetëshen e parë në këtë renditje, nga pozita e gjashtë në të dhjetën, janë: Jorge Martin, Luca Marini, Jack Miller, Johann Zarco dhe Raul Fernandez, i cili me RS-GP-në e dytë nga RNF, e çon Aprilian në pjesën fisnike të klasifikimi. 

Martinin, i klasifikuar i gjashti, përfundoi në pjesën e pasme të grupit për shkak të një kontakti në fillim (me Binder), duke rritur largësinë e tij nga Bagnaia, në dyzet e një pikë.

Bagnaia kryeson me 214 pikë, Martin ngjitet në 173, Bezzecchi duhet të kënaqet me pikët nga Sprint, të cilat e çojnë rezultatin e tij në 167. Vendi i tretë në Silverstone e çon Binder në 131 pikë. Zarco i rregullt është i pesti me 122.

Ndërsa fituesi i ditës, Espargarò ngjitet në vendin e gjashtë (duke drejtuar shigjetën te Miller), duke shkuar më në fund në treshifrorë me 107 pikë, që janë saktësisht gjysma e shifrës së liderit Bagnaia.

MotoGP/ Silverstone i buzëqesh Aprilia-s: Espagaro ia del mirë ndaj

MotoGP/ Silverstone i buzëqesh Aprilia-s: Espagaro ia del mirë ndaj

MotoGP/ Silverstone i buzëqesh Aprilia-s: Espagaro ia del mirë ndaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll