Bota

Eurodeputetët nuk votojnë 3 komisionerë, Komisioni Europian nis punën 1 muaj me vonesë

17 Tetor 2019, 10:28 Nga DOSJA

BRUKSEL- Parlamenti Europian pret që Komisioni i ri të nisë punën të paktën një muaj me vonesë, pasi eurodeputetët kanë refuzuar tre kandidatë komisionerësh. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i insititucionit. Përmes një postimi në Twtter, zëdhënësi Jaume Duch shkruan se komisioni i ri pritet të fillojë më 1 dhjetor. “Parlamenti është i gatshëm të votojë në kohë në mënyrë që Komisioni i ri të nisë punën më 1 dhjetor”. Komisioni i ri duhej të niste më 1 nëntor. Duch bëri thirrje që të emërohen sa më shpejt tre komisionerët e rinj.

Kjo vonesë për emërimin e komisionerëve të rinj do të thotë që komisioni i presidentit të BE-së në largim, Jean Claude Juncker do të mbetet në fuqi të paktën edhe për një muaj më gjatë se sa pritej. Shtyrja erdhi pasi presidenti i ri i Komisionit, Ursula Von der Leyen kërkoi nga kandidatët e rinj që vinin nga Franca, Hungaria dhe Rumania që t’i bashkoheshin ekipit të saj ekzekutiv.

Euractiv shkruan se tre kandidatët u përballën me dyshimet e eurodeputetëve, të cilët thanë se këta kandidatë ishin të papërshtatshëm për të marrë detyrat e tyre. Kjo për shkak të parregullsive financiare të pretendurara. Kjo çoi në vonesën e nisjes së punës për Komisionin e ri. Vonesë kjo vështirësisht e pashmangshme, duke pasur parasysh procedurat e BE-së dhe kohën e nevojshme Ursula Von Der Leyen për të pranuar kandidatët e rinj. Tre emrat e kandidatëve janë hedhur në parlament.

Për miratimin e procesit nevojitet një votë në Parlamentin Europian. Por Ska Keller, bashkëpresidenti i grupit të Gjelbër në Parlament tha: “Nuk do të ketë votim për Komisionin në Tetor, sepse tre komisionerë janë ende të pakonfirmuar”. Von der Leyen, ish-ministri i Mbrojtjes në Gjermani ka thënë se shteti i tij synon të udhëheqë “Komisionin Gjeopolitik”. Sipas tij ky komision do të jetë ambicioz në trajtimin e ndryshimit të klimës, në mënyrë që Evropa të qëndrojë në vendin e saj në botë dhe të mbrojë “mënyrën europiane të jetesës”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eurodeputetet komisioni europian eurodeputetet komisioni europian

Sondazh

Poll