Aktualitet

FOTO/ Arsenal armësh sovjetike në banesë, arrestohet çifti italo-shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 64-vjeçar italian me precedentë penalë të mëparshëm si dhe bashkëshorten e tij, shqiptaren 53-vjeçare.

6 Gusht 2023, 11:49 Nga I.A
FOTO/ Arsenal armësh sovjetike në banesë, arrestohet çifti
Armet e gjetura

ITALI- Një arsenal armësh është gjetur në banesën e çiftit italo-shqiptar në Itali. Mësohet se në banesën e tyre janë gjetur tritol, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë, siguresa, një pistoletë Tokarev TT-33 cal, një pistoletë, 7.62, e prodhimit sovjetik me 1500 fishekë, tre karikatorë si dhe hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjetik.

Policia italiane ka arrestuar një 64-vjeçar italian me precedentë penalë të mëparshëm si dhe bashkëshorten e tij, shqiptaren 53-vjeçare. Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje ndërsa ndaj burri është shtuar akuza edhe për vrasje të rëndë mbetur në tentative. 

arrestohet shqiptarja ne itali

Sondazh

Poll