Aktualitet

Aksident në Shkopet, makina përfundon në liqen, dy persona të plagosur

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy personat që ndodheshin në makinë.

6 Gusht 2023, 09:28 Nga I.A
Aksident në Shkopet, makina përfundon në liqen, dy persona
Aksidenti

SHKOPET- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkopet. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin e rrugës dhe ka përfunduar në liqen. 

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy personat që ndodheshin në makinë. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët po punpojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në Shkopet, shtetasi L.V., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, ku ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenteve të ndodhura.

aksident ne shkopet

Sondazh

Poll