Aktualitet

Aksident në Mat, makina përplaset me murin mbrojtës, 4 persona të lënduar

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë.  

6 Gusht 2023, 09:49 Nga I.A

 

Aksident në Mat, makina përplaset me murin mbrojtës, 4 persona
Foto ilustruese

MAT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë.  

Njoftimi i Policisë: 

Mat/informacione paraprake Në vendin e quajtur "Plan i Bardhë", në aksin e rrugës së Arbrit, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur, me murin mbrojtës anësor të rrugës. Për pasojë ka mbetur i lëndur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

aksident ne mat

Sondazh

Poll