Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet në spital

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drjeuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

6 Gusht 2023, 09:05 Nga I>A
Aksident në Korçë, makina përplas motorin, drejtuesi
Foto ilustruese

KORÇË- Një makina ka përplasur motorin ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një makinë me drejtues një 74-vjeçar ka përplasur një motor. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drjeuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak Më datë 06.08.2023, rreth orës 07:55, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit të Korçës, automjeti tip "Peugeot" me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll