Aktualitet

2 shqiptarë të arrestuar! Burrë e grua kishin arsenal të vërtetë në shtëpi, 64-vjeçari tentoi t'i hidhte në erë me granatë

Një pjesë e materialit të sekuestruar, në marrëveshje me organet e drejtësisë, u asgjësua menjëherë - në mënyrë të sigurt - në një gurore në provincë.

5 Gusht 2023, 19:21 Nga k.m.
2 shqiptarë të arrestuar! Burrë e grua kishin arsenal të
Materialet e sekuestruara

SAVONA- Policët e Skuadrës Fluturuese kanë arrestuar një 64-vjeçar italian, të cilit i janë gjetur armë dhe municione në shtëpi. Në mbrëmje u arrestua edhe bashkëshortja e tij 53-vjeçare, po ashtu me origjinë shqiptare. Sipas mediave italiane, në banesën e tyre, 29 granata; 1,4 kg TNT e ndarë në 7 pako; 37 siguresa për granata dore, etj.

Një pjesë e materialit të sekuestruar, në marrëveshje me organet e drejtësisë, u asgjësua menjëherë - në mënyrë të sigurt - në një gurore në provincë.

Një prej efektivëve italiane, u lëndua pasu bllokoi shqiptarin që kishte rrëmbyer një granatë teksa policët po hynin në shtëpinë e tij. Ai aktualisht është ende i shtruar në spital me traumë në gjoks, por jeta e tij nuk është në rrezik. 

itali

Sondazh

Poll