Berisha i përgjigjet Metanit: Duhet të dorëhiqesh me urgjencë, je pjesë e organizatës kriminale të djegësave
Në përgjigjen e sotme, Berisha thekson se Metani është pjesë e organizatës kriminale të inceneratorëve dhe kërkon dorëheqjen e tij
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e tij për dorëheqjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sali Berisha iu përgjigj deklaratës që bëri dje Artur Metani, i cili i cilësoi akuzat e Berishës si tentativë për intimidim. Në përgjigjen e sotme, Berisha thekson se Metani është pjesë e organizatës kriminale të inceneratorëve dhe kërkon dorëheqjen e tij
"Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton antarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij. Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte. Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij,"-shkruan ndër të tjera Berisha.
Përgjigje ndaj reagimit të z. Artur Metani!
Të dashur miq, dje në takimin tim me gazetarët përsërita kërkesën time të ligjshme për dorëheqjen e menjëhershme të Artur Metanit nga Inspektor i Lartë i Drejtësisë si një kërcënim madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit. Artur Metani në vend të reflektimit reagoi ndaj kërkesës sime, duke e konsideruar këtë kërkesë si presion, intimidim dhe që kërkesën ta paraqesë në Prokurori. Në reagimin e tij Metani, jo vetëm që nuk refuzoi dot asnjë nga akuzat e mia konkrete ndaj tij, por në një farë mënyre me injorimin e tyre ai i pranoi ato.
Me këtë rast unë i përsëris edhe njëherë z. Metani se ai me pozicionin që ka, de fakto kryeministri i drejtësisë, përbën rezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, ndaj ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen dhe këtë nuk e them absolutisht për motive politik, jo dhe jo. Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse mbi bazën e dokumentave zyrtare, rezulton antarë i rëndësishëm i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit. Në kohen kur ka qenë në detyrën e drejtorit të Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani rezulton me fakte se është direkt dhe personalisht i implikuar në procedurat antiligjore kriminale të miratimit të kësaj afere nga Edi Rama dhe kabineti i tij.
Kështu në kundërshtim me çdo praktikë dhe pa asnjë tager ligjor, ai ka drejtuar një mbledhje me 5 zëvendës ministra në Mininstrin e Mjedisit, për t’ju imponuar atyre miratimin e zëvendësimit të strategjisë së trajtimit të mbetjeve me depozitim, seleksionim, riciklim të hartuar me 4 milionë euro nga BE me strategjinë e djegësave, duke shpallur për këtë qëllim emergjencën mjedisore kombëtare me qëllim që të krijohet baza ligjore për vjedhjen e shekullit. Shtoj këtu, se në këtë mbledhje me gjithë presionin zëvendës ministrat Ylli Manjani dhe Arben Isaraj kanë votuar kundër. Artur Metani eshtë anëtar cilësor i organizatës kriminale, sepse ai është i implikuar rëndë e direkt, pikërisht në procedurën më themelore dhe më anti ligjore që shërbeu si bazë për të gjitha aktet e tjera zyrtare të procedurës korruptive të vjedhjes së shekullit.
Unë kërkoj dorëheqjen e Artur Metanit, sepse për cilindo që merret më seriozitet dhe paanësi me hetimin e megaaferës korruptive të djegësave, Metani së bashku me Engjëll Agaçin ka përgjegjësi ligjore dhe penale direkte në miratimin që kanë dhënë për përdorimin e procedurës antiligjore pa garë dhe me negociata të mbyllura për djegësin e Elbasanit, procedurë kjo e kundërshtuar prerazi nga Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike.
Une kërkoj dorëheqjen urgjente të Artur Metanit si rrezik madhor për hetimin e vjedhjes së shekullit, sepse si anëtar i organizatës kriminale të vjedhjes së shekullit, si drejtor i Departamentit Juridik të Këshillit të Ministrave ai mban përgjegjësi personale direkte për miratimin, ose mos denoncimin e dhënies në kundërshtim me ligjin të bonusit prej 8 pikësh një kompanie që nuk ekzistonte për ndërtimin e djegësit të Tiranës. Edhe në këtë rast Metani ka patur dijeni të plotë nga shkresa e ministres Felaj, se nuk kompania që po i jepej bonusi prej 8 pikësh për djegësin e Tiranës nuk ekzistonte. Për të gjitha këto Artur Metani duhet të japë dorëheqje të menjëhershme dhe të parevokueshme si kusht elementar për hetimin e shekullit, nga i cili ai në konflikt të plotë interesi përpiqet të shpëtojë duke përdorur postin e tij. sb
Sondazh
Rritet fluksi në pikat kufitare të vendit/ Në portin e Durrësit zbarkojnë shqiptarë nga gjithë Europa, radhë edhe në Kapshticë
Foto ilustruese TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje, po kthehen në Shqipëri p...
Parashikimi i motit/ Pas mesnatës do të nisë kthjellimi i motit, reshje intensive priten në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë
Foto ilustruese TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se gjatë pasdites së sotme pritet të ketë reshje me in...
Merr flakë kasollja me ushqim për bagëtitë në Maliq, rrezikohen banesat pranë
Pamje nga zjarri TIRANË- Një kasolle, e cila mbante bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flak...
VIDEO- Pronarët e Sharrës nuk e njohin njëri-tjetrin/ Dëshmia në SPAK: Nuk e dimë kush na ka regjistruar
Foto ilustruese Dosja hetimore e SPAK hedh në dritë të tjera detaje për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Biznesm...
“Duan të na nxjerrin nga Porti i Durrësit”/ Qeveria shqiptare i bllokoi aktivitetin, kompania gjermane për DW: U zaptuan pjesë të terminalit tonë! Po shkelet marrëveshja mes dy vendeve
Foto ilustruese Autoriteti Portual i Durrësit vendosi aty blloqe betoni, mëngjesin e 29 korrikut. Veprimet u argumentuan me faktin se ka nj&...
Vonohet lista e barnave me rimbursim/ Duhet të miratohej dhe shpërndahej që në maj
Foto ilustruese Lista e re e barnave me rimbursim për vitin 2023 duhet të ishte miratuar dhe shpërndarë nëpër farmacitë ...
Vjedhje dhe drogë në banesë, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë
Policia RROGOZHINË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Rrogozhinë për vjedhje dhe drogë...
Arrestet kardiake gjatë verës, studimi: Ndotja dhe i nxehti së bashku, rrezik vdekjeprurës (shifrat në Shqipëri)
Foto ilustruese Rreziku i një ataku fatal në zemër mund të dyfishohet në ditët e valëve të të nxehtit dhe ndot...
Bien me 40% aplikimet për Mjekësi të Përgjithshme, Alimehmeti: Kjo ndodh kur imponohen njerëzit e lirë, jemi bërë si vend afrikan
Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin që aplikimet për Mjekësi të Përgjithshme k...
Drogë në makinë dhe dhunë, arrestohen disa persona në Tiranë
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë...
