Aktualitet

Parashikimi i motit/ Pas mesnatës do të nisë kthjellimi i motit, reshje intensive priten në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë

Ndërsa nesër, të dielën pritet të ketë reshje mesatare, por më intensive do të jenë në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.

5 Gusht 2023, 16:20 Nga k.m.
Parashikimi i motit/ Pas mesnatës do të nisë kthjellimi i motit,
Foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se gjatë pasdites së sotme pritet të ketë reshje me intensitet të lartë kryesisht në qendër dhe jug të territorit. Në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërsa nesër, të dielën pritet të ketë reshje mesatare, por më intensive do të jenë në Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet. Temperaturat do të variojnë në bregdet: 19/24 °C; në vendet e ulëta: 17 / 26 °C; ndërsa në vendet malore: 13 / 23 °C. 

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

POSTIMI I PLOTË:

instituti i gjeoshkencave igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll