Aktualitet

Rritet fluksi në pikat kufitare të vendit/ Në portin e Durrësit zbarkojnë shqiptarë nga gjithë Europa, radhë edhe në Kapshticë

Këtë të shtunë në portin më të madh të vendit, në atë të Durrësit, mbërritën 5 tragete me 6 mijë persona dhe 2500 automjete.

5 Gusht 2023, 16:32 Nga k.m.
Rritet fluksi në pikat kufitare të vendit/ Në portin e
Foto ilustruese

TIRANË- Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje, po kthehen në Shqipëri për të kaluar muajin gusht kanë sjellë fluks në pikat kufitare të vendit. Këtë të shtunë në portin më të madh të vendit, në atë të Durrësit, mbërritën 5 tragete me 6 mijë persona dhe 2500 automjete. Gjithsej që nga 1 korriku 62 mijë persona janë futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. 

Që prej datës 1 gusht nga Kapshtica kanë hyrë për në Shqipëri rreth 17 mijë qytetarë. Nga pikën doganore të Qafë Thanës prej 1 gushtit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 22 mijë persona.

kapshtive porti i durresit

Sondazh

Poll