Bota

Aksidenti me tre viktima në Kroaci, mes tyre nënë e bijë nga Kosova, babai dhe djali në gjendje të rëndë. Ishin në makinë tjetër

Mediat kroate shkruajnë se shtetasit nga Kosova ndodheshin në një automjet me targa gjermane, tip BMW.

5 Gusht 2023, 16:08 Nga k.m.
Aksidenti me tre viktima në Kroaci, mes tyre nënë e bijë nga
Pamje nga aksidenti

KROACI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kroaci, ku viktimë kanë mbetur dy shtetase nga Kosova, nënë e bijë.

Siç mësohet jozyrtarisht, në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00 në dalje të Ravçës në autostradën A1 kanë humbur jetën nënë e bërë, ndërsa babë e bir kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e Prishtinës. Mediat kroate shkruajnë se shtetasit nga Kosova ndodheshin në një automjet me targa gjermane, tip BMW.

Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc. Ende nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti, ndaj edhe pritet raporti i ekspertizës së bërë në vendin e ngjarjes.

kroaci aksident ne kroaci

Sondazh

Poll