Bota

Tensioni Poloni-Bjellorusi/ SHBA shpreh mbështetje për Varshavën

5 Gusht 2023, 14:21 Nga f.i
Tensioni Poloni-Bjellorusi/ SHBA shpreh mbështetje për Varshavën
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetje për përgjigjen e Polonisë ndaj një inkursioni në hapësirën ajrore polake në fillim të këtij muaji nga dy helikopterë bjellorusë, raportojnë mediat e huaja.

“Sekretari Lloyd Austin në një bisedë telefonike me ministrin polak të Mbrojtjes Mariusz Błaszczak, theksoi mbështetjen e SHBA-së për përgjigjen e Polonisë ndaj inkursionit të 1 gushtit në hapësirën ajrore polake nga avionët bjelloruse”, thuhet në deklaratë.

Të dy krerët diskutuan gjithashtu praninë e re të Grupit rus Wagner në Bjellorusi dhe u zotuan të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën.

shba kufiri poloni-bjellorusi

Sondazh

Poll