Politike

Kanabis në repartin ushtarak, Peleshi: Janë pezulluar nga detyra personat përgjegjës

Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se, personat përgjegjës për kultivimin e kanabisit janë pezulluar nga puna.

5 Gusht 2023, 13:52 Nga I.A
Kanabis në repartin ushtarak, Peleshi: Janë pezulluar nga detyra
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për kanabisit që është gjetur ditën e sotme në repartin ushtarak të Zall Herrit. Me anë të një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se, personat përgjegjës për kultivimin e kanabisit janë pezulluar nga puna. Po ashtu ka theksuar se dënojnë me forcë çdo aktivitet të paligjshëm. 

Postimi i PLotë:

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës. Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast!

niko peleshi

Sondazh

Poll