Politike

Këlliçi publikon videon: Shihni si Zoto dhe Mërtiri festojnë vjedhjen e 80 mijë eurove te Inceneratori i Tiranës

Po ashtu ai thekson se inceneratorit të Tiranë do t'i dalin pronarët e vërtetë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. 

4 Gusht 2023, 17:57 Nga I.A
Këlliçi publikon videon: Shihni si Zoto dhe Mërtiri
Pjesë nga videoja

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar një video ku shihen Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke festuar në një autobus. Në postimin në Facebook, Këlliçi shkruan se Zoto dhe Mërtiri po festojnë në autobus vjedhjen e 80 mijë eurove në ditë te Inceneratori i Tiranës. Po ashtu ai thekson se inceneratorit të Tiranë do t'i dalin pronarët e vërtetë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. 

Postimi i Plotë:

Ja se si dy zemrat, dy shokët e Veliajt dhe dy të panjohurit e Ramës, të cilëve pa i njohur hiç, ai u firmoste bonusin 8% fap e fap (Zoto e Mërtiri), në kërkim ndërkombëtar festonin vjedhjen e 80.000 eurove në ditë tek Inceneratori i Tiranës. Për të gjithë ata që menduan dhe sponsorizuan fort që afera e shekullit të mbyllej me arratinë e Ahmetajt, i garantoj që e kanë shumë gabim! Aferës së inceneratorëve do i shkohet deri në fund e mbi të gjitha, inceneratorit të Tiranës do t’i dalin pronarët e vërtetë, që tashmë të gjithë e dinë që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama. Veliaj me të vërtetë rrëmbeu me paratë e korrupsionit mandatin e 3 në krye të Bashkisë Tiranë, por gjurmët që ka lënë nuk i fshin dot as koha dhe as presioni i tij ndaj drejtësisë. Do ta çojmë përpara këtë çështje, dhe në ditët në vijim do të sjellim për publikun plot fakte të reja.

belind këlliçi klodian zoto mirel mërtiri

Sondazh

Poll