Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Porositë e Berishës: Nuk ka bashkëpunim me Bashën dhe Alibeajn, Partia nuk e ndryshon emrin

Mësohet se kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar anëtarëve se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me grupin e Lulzim Bashës.

4 Gusht 2023, 21:45 Nga I.A
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Porositë e
Sali berisha

TIRANË- Diskutimet brenda mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së janë bërë publike. Mësohet se kryedemokrati Sali Berisha u ka kërkuar anëtarëve se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn. Po ashtu Berisha ka deklaruar se duhet që të organizohen me protesta të shumta.   

“Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Lulzim Bashën. Duhet të bëjmë gjithçka për tu ngritur në protesta. Zgjedhje me Ramën nuk ka. Para zgjedhjeve të 14 majit, Taulant Balla i ka dërguar Enkelejd Alibeajt një listë me mbi 600 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai që e ka kundërshtuar ka qenë Gazment Bardhi”, mësohet se ka thënë Berisha.

Më tej ai është shprehur kundër ideve për ndryshimin e emrit të partisë meqë Basha po mban logon e PD-së zyrtare.

“Ka diskutime për të ndryshuar emrin e partisë. Nëse PD-ja do ndryshojë emrin do të thotë se heq dorë nga identiteti. Ne nuk duhet të ndryshojmë emrin si një diktim që vjen nga kundërshtari. Nëse kjo ndodh, shanset janë të përgjysmohemi. Duhet të shohim mundësinë e koalicioneve. Në 70% të rasteve, PD ashtu ka hyrë në zgjedhje”, mësohet se ka thënë Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll