Politike

Berisha: Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin

I pyetur nëse do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon e vulën, Berisha tha se askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

4 Gusht 2023, 12:48 Nga k.m.
Berisha: Ne jemi PD, askush nuk na e tjetërson identitetin
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike dhe "rizgjedhjen" e Lulzim Bashës si kreu i fraksionit të PD-së së vulës. Në konferencën me gazetarët, i pyetur nëse do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon e vulën, Berisha tha se askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin.

"Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD. Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme. Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti,"-tha Berisha.

sali berisha berisha 4 gusht 2023

Sondazh

Poll