Bota

Në burg që nga viti 2005, ekzekutohet vrasësi serial në Florida

Ai nuk kërkoi një afat, nuk donte të bënte ndonjë deklaratë të fundit, nuk kërkoi një vakt të fundit dhe nuk kishte vizitorë. 

4 Gusht 2023, 13:54 Nga f.i
Në burg që nga viti 2005, ekzekutohet vrasësi serial në
James Barnes

SHBA- Vrasësi serial James Barnes, i cili torturoi dhe vrau mizorisht gruan e tij dhe një infermiere është ekzekutuar ditën e djeshme, në burgun Raeford në Florida, ku vuante dënimin që nga viti 2005, raportojnë mediat e huaja.

Ekzekutimi i tij u krye në burgun Raeford. Ai nuk kërkoi një afat, nuk donte të bënte ndonjë deklaratë të fundit, nuk kërkoi një vakt të fundit dhe nuk kishte vizitorë. 

James Barnes ishte në burg në vitin 2005, duke vuajtur një dënim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Linda Barnes, të cilën e mbyti për vdekje në dhjetor të vitit 1997. Por në atë kohë ai rrëfeu se kishte përdhunuar dhe vrarë infermieren 41-vjeçare Patricia Miller në vitin 1988. Deri në momentin që vetë Barnes rrëfeu krimin, vrasja e saj ishte e pazbardhur.

james barnes vrases serial shba

Sondazh

Poll