Aktualitet

VIDEO/ Duke bërë selfie, hyn në makinë sportive, dalin pamjet e fundit para vrasjes së Festim Latos

17 Tetor 2019, 09:44 Nga DOSJA
VIDEO/ Duke bërë selfie, hyn në makinë sportive, dalin

HOLANDE- Mediat holandeze kanë publikuar mbrëmjen e djeshme pamjet e fundit të pak  minuta para se të vritej Festim Lato, i vetëshpallur si President i Republikës së Camërisë. Pamjet e publikuara i përkasin datës 15 korrik, kur Policia Holandeze ka rikrijuar skenën e lëvizjeve të Latos.

Ai është larguar nga Afferden për të shkuar në Abcoude, për një takim pune. 1 orë e gjysëm më pas, ai është filmuar në fshatin pranë Amsterdamit, A2. Në pamje, ai shfaqet i shoqëruar nga tri burra dhe një grua. Ai zbret nga mjeti, dhe shkon të blejë diçka për të ngrënë në një dyqan fruta-perimesh. Më pas shkon edhe ulet në një kafene. Kush ishin të pranishëm në këtë takim, dhe përse bëhet fjalë, ende nuk është e qartë për autoritetet holandeze.

Në këtë takim, Festim Lato bën edhe një foto, duke bërë që gjithçka të duket në rregull.

Pas një ore, ai del jashtë dhe kamerat e rrugëve e kanë filmuar teksa lëviz në drejtim të shoqëruesve të tij. Në orën 12:15, Festimi hyn në makinën sportive të një burri, me të cilin ndodhej brenda në kafene. Dhe nga ky moment, për të nuk dihet më asgjë. Mediat holandeze, hedhin spekulime se ngjarja mund të ketë ndodhur pasi Lato ka mashtruar shumë njerëz duke iu marrë atyre para.

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar në 19 korrik. Lajmi është bërë publik nga familjarët. Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove dhe kjo është pista kryesore e hetimit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enigma e vdekjes së festim latos festim lato enigma e vdekjes së festim latos festim lato

Sondazh

Poll