Sport

Befasia e Kupës së Botës për femra… Gjermania eliminohet që në grupe dhe humbet '1/16' për herë të parë në histori...

Maroku që zuri vendin e dytë në grup, pasi mundi Kolumbinë me rezultatin 1-0.

3 Gusht 2023, 16:24 Nga DOSJA
Befasia e Kupës së Botës për femra… Gjermania

AUSTRALI - Për herë të parë në historinë e futbollit të femrave, dy herë kampionia e botës, Gjermania nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve të një Kupe Bote. 

Barazimi (1-1) me Korenë e Jugut të eliminuar, diktoi edhe në skualifikimin e skuadrës gjermane, e cila u kalua nga Maroku që zuri vendin e dytë, pasi mundi Kolumbinë me rezultatin 1-0.

Alexandra Popp (42') gjithsesi arriti të barazojë avantazhin e koreaneve, të cilat kaluan në epërsi me So-Hyun Cho (6'), por përfundoi ndeshja e gjeti golin që do të jepte fitoren gjermaneve që do t’i çonte në raundin e 1/16.

Barazimi rezultoi i kotë, pasi Maroku mundi Kolumbinë për t'u bërë skuadra e parë debutuese që kalon në fazën e grupeve. Golin e vetëm të takimit e shënoi Anissa Lahmari, në 45+4’.

Ja dhe ndeshjet e raundi i 16-tës:

Zvicër - Spanjë

Holandë - Afrika e Jugut

Japoni - Norvegji

Suedi - Shtetet e Bashkuara

Australi - Danimarkë

Angli - Nigeri

Francë - Marok

Kolumbi - Xhamajka

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll